Inter gjen zëvendësuesin Calhanoglut me kosto zero

23:22 | 14 Janar 2023

Marotta është gjeni: Calhanoglu largohet për 30 milionë euro, zëvendësuesi vjen me kosto zero.

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet Interit.

Calhanoglu e ka nisur mirë sezonin e ri duke realizuar 5 gola dhe 6 asistime në 26 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe interesimi për të është i madh.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin Calhanoglun në merkaton e verës.

Calhanoglu futet në vitin e fundit të kontratës dhe për Neroaxurët merkato e verës është mundësia e fundit për të arkëtuar para nga shitja e tij.

Interesim për Calhanoglun ka shfaqur Newcastle dhe nga shitja e turkut Inter do të arkëtojë 30 milionë euro.

Marotta nga ana tjetër e ka gjetur zëvendësuesin e Calhanoglut me parametra zero.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Real Madrid, Dani Ceballos, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Ceballos ka luajtur vetëm 383′ minuta këtë sezon dhe në verë do të largohet nga Reali si futbollist i lirë.

Komento: