Inter gjen zëvendësuesin e De Vrij

19:17 | 19 Mars 2022

Interi, tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm dhe në prapavijë mund të ketë një ndryshim të rëndësishëm, duke qenë se Stefan de Vrij mund të largohet nga klubi.

Marrëveshja e holandezit skadon në vitin 2023 dhe me agjentin Mino Raiola, operacionet e rinovimit nuk po ecin me shpejtësi dhe për këtë arsye, duke qenë se lojtari ka mbushur së fundmi 30 vjeç, nuk mund të përjashtohet që ai të largohet në fund të sezonit,përcjell ORAinfo.

Për ta zëvendësuar, emri në krye të listës së merkatos së Marotta dhe Ausilio është Nikola Milenkoviç.

Pas rinovimit me klubin e tij një vit më parë, ai ka të njëjtën situatë kontraktuale si De Vrij dhe nuk duket i gatshëm të vazhdojë me ACF Fiorentina.

Tregtia do të ishte rreth 15 milionë euro, me një pagë për lojtarin prej 2.5/3 milionë euro në sezon.

Në javët në vijim, Interi është i gatshëm të bëjë një hap përpara në përpjekje për të nënshkruar me lojtarin./ORAinfo/

Komento: