Lukaku bën gati valixhet: Inter ka gjetur bomberin e ri.
Rikthimi i Lukakut te Inter nuk shkoi ashtu siç e kishin ëndërruar klubi dhe lojtari.
Asgjë nuk ka të bëjë me paraqitjet e tij në fushë – belgu ka shënuar dy gola deri më tani në pesë paraqitje të përgjithshme -, duke qenë se Romelu vështirë se ka shkelur në fushë deri më tani.
Vetëm 256 minuta janë grumbulluar deri më tani gjatë sezonit 2022/23 mes Serie A dhe Champions League. Një minutë praktikisht zero për shkak të dëmtimeve që rrëzuan lojtarin nga java e katërt e kampionatit e në vazhdim.
Sulmuesi belg sapo ishte kthyer nga dëmtimi në përkulësit e kofshës së majtë dhe përsëri detyrohet të ndalojë për shkak të miotendinozës së kërdhokullës së të njëjtës kofshë.
Simone Inzaghi pra e humb atë për ndeshjen e Champions-it ndaj Bayern Munich dhe pothuajse me siguri kundër Juventusit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter nuk do të tentojë ta blejë kartonin e Lukakut në fund të sezonit dhe se belgu do të rikthehet te Chelsea.
Neroaxurët e kanë piketuar bomberin e ri dhe në janar do të hidhen në sulm për të arritur marrëveshje me të.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram. Francezi po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 11 gola dhe 3 asistime në 14 ndeshje të luajtura.
Thuram do të jetë futbollist I lirë verën e ardhshme, pasiqë I skadon kontrata, ndërsa Inter synon të arrijë para marrëveshje me francezin që në janar.