Lukaku bën gati valixhet, Inter ka gjetur bomberin e ri në Serie A për 30 milionë euro
Romelu Lukaku bën gati valixhet, Inter ka gjetur sulmuesin e ri!
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku verën e shkuar u rikthye te Interi në formë huazimi pas paraqitjeve të dobëta te Chelsea.
Edhe përkundër rikthimit, Lukaku nuk po arrin ta gjejë formën e duhur dhe Inter nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Neroaxurët e kanë gjetur bomberin e ri në Serie A.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e sulmuesit të ri të Atalantës, Rasmus Hojlund.
Atalanta e bleu danezin këtë verë për 17 milionë euro nga Sturm Graz dhe në 13 ndeshje të luajtura ka realizuar 3 gola.
Hojlund është vetëm 19-vjeç, 1.91 i gjatë dhe Neroaxurët e kanë piketuar danezin si përforcimin ideal për të ardhmen e sulmit.
Danezi ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2027 dhe për të siguruar shërbimet e tij, Inter do të duhet të shpenzojë më së paku 30 milionë euro.