Inter godet në cak, po e transferon sulmuesin e madh nga Turqia

19:20 | 28 August 2020

Inter thuhet se ka mbyllur marrëveshjen me Crystal Palacen për sulmuesin norvegjez Alexander Sorloth, i cili ishte i huazuar në Trabzonspor sezonin e kaluar.

Sorloth shënoi 24 herë në 34 ndeshje në Superligën e Turqisë sezonin e kaluar.

Forma e tij e mirë ka rënë në sytë e Nerazzurrëve, ndërsa sot sipas Rai Radio 2, klubi italian e mbyllur marrëveshjen.

Detajet e negociatave nuk dihen, por 24-vjeçari duket i vendosur për një transferim në Serie A.

Ish-sulmuesi i Midtjylland kurrë nuk arriti të bindte në Ligën Premier, por me paraqitjet e tij duket se ka siguruar transferimin në Serie A.

Sorloth ka qenë në garë deri në fund me Vedat Muriqin për top-shënuesin e vitit në Turqi.

Komento: