Inter humb yllin e skuadrës

14:11 | 14 Shkurt 2022

Simone Inzaghi humb yllin e skuadrës.

Në fund të këtij sezoni Inter pritet që të mbesë pa njërin prej futbollistëve kyç.

Inter tashmë po hyn në një fazë kritike të Serie A ku gara për Scudetton mes tyre dhe Milanit po bëhet më e zjarrtë se kurrë.

Mirëpo një gjë e tillë duket se nuk po luan aspak rol për Stefan de Vrij i cili ka vëmendjen e tij tek ofertat që po vijnë në drejtim të tij nga skuadra të tjera.

Mbrojtësi holandez ka një kontratë që i skadon në vitin 2023 ndërkohë që në drejtim të tij ka marrë interesim nga gjiganti spanjoll, Barcelona.

Katalanasit po mendojnë seriozisht për transferimin e tij duke tentuar të shfrytëzojnë krizën ekonomike që ka kapluar gjithashtu edhe Interin.

Komento: