Inter i “çartet”, e pezullon yllin nga skuadra

14:57 | 23 December 2018

Me një deklaratë të shkurtër, Inter ka njoftuar se mesfushori i tyre, Radja Nainggolan, është pezulluar nga aktiviteti konkurrues përcjell ORAinfo.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Radja Nainggolan është pezulluar përkohësisht nga aktiviteti i futbollit për arsye disiplinore”, thuhet në deklaratë.

Sipas raporteve, arsyeja besohet të jetë një mbërritje në fund të trajnimit të së dielës, edhe pse kjo nuk ishte veprimi i parë që e ka mërzitur klubin.

Nainggolan do të vazhdojë të stërvitet me skuadrën, megjithatë, ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Napolit. Përveç pezullimit, pritet që belgët të marrin një gjobë nga klubi./ORAinfo/

Komento: