Interi në bisedime të avancuara me Tonali.
Interi thuhet se është në bisedime të avancuara me mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali, duke përgatitur një marrëveshje 5-vjeçare me vlerë 2.5 milion euro në vit plus bonuse për të riun italian.
Gazetari i njohur Nicolo Schira pretendon se Brescia kërkon 50 milionë euro për italianin dhe të dy klubet nuk kanë arritur ende në një marrëveshje.
Por sipas raportit, Nerazzurrët tashmë i kanë ofruar kushtet personale lojtarit dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 20-vjeçarit një marrëveshje fitimprurëse.
Tonali ka bërë përshtypje pasi ka ndihmuar Brescian të ngjitet në Serie A sezonin e fundit dhe vazhdoi formën e tij të shkëlqyeshme këtë sezon në kampionatin elitar.
Nënshkrimi i tij është kërkuar nga klubet më të mëdha në Evropë dhe dy gjigantët italianë, Interi dhe Juventusi, janë lidhur me Tonalin që prej vitit të kaluar.
Interi shpreson ta lidh atë me një kontratë pesë-vjeçare në vlerë prej 2.5 milion euro plus bonuse dhe lojtari gjithmonë ka pretenduar se dëshiron të qëndrojë në Serie A dhe kjo të kalojë në një kampionat tjetër.