Inter i vihet pas yllit zviceran

19:21 | 12 Mars 2022

Siç raportohet nga Italia, në Giuseppe Meazza ata i kanë vënë sytë te RB Salzburg.

Jo për shkak të Adeyemi, e ardhmja e të cilit duket e lidhur me Borussia Dortmundin, por sepse profili i dëshiruar në skuadrën interista është ai i Noah Okafor.

Zvicerani mbërriti në Salzburg në vitin 2020, në këmbim të 11 milionë eurove dhe ka kontratë deri në vitin 2024,përcjell ORAinfo.

Pas gati dy muajsh pa shënuar, Lautaro Martínez ka shënuar 4 gola në dy ndeshjet e fundit.

Megjithatë, Interi i tha lamtumirë Ligës së Kampionëve duke mos mundur ta mposht Liverpoolin në total (2-1 për anglezët).

Me Serinë A dhe Kupën në lojë, Nerazzurrët kanë ende një sezon për të luajtur. Me afrimin e merkatos së transferimeve të verës, shumica e skuadrave po eksplorojnë opsione për të përmirësuar linjat e tyre.

Në rastin e Interit, me të ardhmen e Alexis Sánchez të komprometuar dhe moshën e Edin Dzekos (35 vjeç), është thelbësore të gjendet një sulmues që të shoqërojë Lautaron në sulm. Për këtë arsye Inter po mban sytë te Okafor./ORAinfo/

Komento: