Inter i’a bën dhuratë Antonio Contes yllin e madh portugez

15:10 | 22 Qershor 2019

Bruno Fernandes pritet të largohet nga Sporting Lisbona gjatë afatit të verës.

Interesim për të kanë shprehur disa ekipe, ndërsa me serioz duket se është Manchester United.

Por sot mediat në angli kanë raportuar se në luftë për yllin portugez ka hyrë edhe gjiganti italian, Inter.

Raportohet se Interi është duke u përgatitur për të ngritur ofertën për të nënshkruar me Bruno Fernandes, përcjell ORAinfo.

Inter thuhet se po mendon seriozisht për ta sjell në ‘San Siro’ lojtairn portugez, duke synuar kështu t’ia bëjnë një dhuratë Antonio Contes. /ORAinfo/

Komento: