Inter ia bën këtë të papritur Nainggolanit, lojtari afër largimit

23:25 | 27 Dhjetor 2020

Nainggolan afër largimit nga Interi.

Interi e ka ulur çmimin e Nainggolan derisa tani pritet rikthimi i tij në Cagliari

Radja Nainggolan shpreson se do të rikthehet në Cagliari pasi që Interi e ka ulur çmimin e tij, shkruan Calciomercato.

Belgu tashmë ka arritur një marrëveshje tri vjeçare me skuadrën nga Sardenia, e cila e kërkonte atë edhe në verë por çmimi i lartë i Interit bëri që ata të tërhiqen.

Zikaltërit e kanë zbritur çmimin e tij nën 10 milionë, e që do të jetë çmim i arsyeshëm që Cagliari ta kompletojë marrëveshjen për të.

Komento: