Inter ia merr edhe një tjetër yll Juves

13:40 | 28 Korrik 2023

Nuk mbaron me Cuadradon, Inter ia merr edhe një tjetër yll Juves.

Juan Cuadrado bëri bujë të madhe javën e shkuar kur vendosi që ti bashkohet Interit, pas gjashtë sezoneve me fanellën e Biankonerëve.

Por sipas raportimeve të fundit Cuadrado nuk do të jetë i fundit për këtë verë, pasiqë edhe një tjetër yll i Juventusit mund ti bashkohet Interit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Alex Sandros.

Sandro ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2024, por braziliani nuk bën pjesë në planet e Allegrit dhe Inter mund ta transferojë atë me lehtësi.

Neroaxurët e kanë piketuar Sandron si zëvendësuesin ideal të Gosens, i cili është pranë largimit nga Meazza.

Komento: