Inter ia rrëmben nga duart Juventusin yllin e Manchester United

13:49 | 22 Janar 2019

Pas Juventusit edhe Inter ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësiht të Manchester United, Matteo Darmian.

Mediat në Itali kanë raportuar se Juventus kishte rënë dakord me një kredi me një opsion për të blerë Darmian, por këmbëngulja e Max Allegrit për mbajtjen e Leonardo Spinazzolës duket se marrëveshja nuk do të realizohet në praktik, përcjell ORAinfo.

E këtë situatë është duke e përdorur më se miri Inter.

Sipas Calciomercato, Inter i ka ofruar lojtarit italian një pagë të përmirësuar prej 3.8 milionë euro, krahasuar me 3.5 milionë euro të Bianconerëve.

Kjo lëvizje bëhet pasi Inter nuk po pajtohet me çmimin e vënë nga Atletico Madrid për blerjen e kartonit të kroatit Sime Vrsaljko. /ORAinfo/

Komento: