Inter ia sheh “sherrin” Kessie, merret ky vendim

18:00 | 19 Mars 2019

Gjyqësori i FIGC-së u takua sot dhe reagoi ndaj shprehjeve raciste drejtuar mesfushorit të Milanit Franck Kessie nga tifozët e Interit gjatë derbit të Milanit të dielën në mbrëmje.

Ndeshja përfundoi 3-2 në të mirë të Interit , por loja u dëmtua nga abuzimi racor ndaj mesfushorit të rossonerëve përcjell ORAinfo.

Interi tani rrezikon një tjetër lojë të zhvillojë pa tifozë.

Nëse tifozët e Interit kanë një incident të ngjashëm brenda një viti nga kjo datë, do të i pret një dënim i rëndë./ORAinfo/

Komento: