
Një derbi i madh na pret në fundjavë.
Inter pret Juventusin në San Siro në fundjavë, e nënkryetarin e Inter, Javier Zanetti ka folur në për këtë ndeshje ,përcjell ORAinfo.
‘Unë pata nderin të luaja kaq vite në Serie A, jetova momente të paharrueshme dhe i bëmë shumë njerëz të lumtur. Ishte një nder të mbrosh fanellën e Interit për shumë vite, shpresoj që Inter-Juve të dielën në mbrëmje të jetë një aheng.
“Mbaj mend ndeshjen e parë në San Siro, prindërit e mi ishin në stenda. Italia dhe Interi kanë qenë dhe janë një ëndërr. Tani unë jam nënkryetar, kohët kanë ndryshuar por tradita është e njejtë.
“ Inter-Juve? Pavarësisht nëse është një aheng sportiv, ne flasim vetëm për futbollin dhe se më e miri ekip mund të fitojë’,ka përfunduar Zanetti./ORAinfo/