Inter ka dy dhurata për Conten

22:02 | 22 Korrik 2019

Marotta ka thënë se po kërkojnë dy sulmues për Conten, por nuk mund t’i rrezikojmë ekuilibrat ekonomik.

Beppe Marotta konfirmoi se Interi po kërkon dy sulmues për Antonio Conten, por gjithashtu shtoi se ekzistojnë balancat ekonomike që duhet të respektohen.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit foli në media pas një takimi në Kinë midis trajnerit dhe shefave të ndryshëm të Interit dhe foli gjerë e gjatë për objektivat e transferimit, largimeve dhe balancat ekonomike.

“I gjithë klubi është në sinkron, madje edhe në simbiozë, me trajnerin, me përqendrimin e tij në detaje, faktin që ai është shumë kërkues dhe ka një kulturë të fortë pune në bazë të gjithçkaje”, ka thënë fillimisht Marotta.

“Kjo është arsyeja pse ai mendon se duhet të ketë një ekip në dispozicion të tij sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, afati i transferimeve do është i gjatë dhe nuk ka kaluar në fazën tjetër”.

“Është e qartë se ne po luftojmë para së gjithash në sulm, por duam të bëjmë gjërat me qetësi në mënyrë që të mos bëjmë zgjedhje të nxituara”.

“Çdo vendim do të bëhet dhe do të ndahet me Conten, padyshim, por ne duhet të pranojmë gjithashtu se ekzistojnë ekuilibrat ekonomik që duhet respektuar dhe kështu ne po mbajmë një sy të ngushtë në situatën financiare të Fair Playit”.

Komento: