Interi e ka mposhtur 4-0 Rapid Vienën
Inter e ka eliminuar Rapid Viennan nga Liga e Evropës me rezultat të përgjithshëm, 5:0
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1 me 0 për nerazurët, gjersa në ndeshjen e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë nga ta, raporton lajmi.net.
Golin e parë për Interin e shënoi Matias Vecino në minutën e 11’-të, ndërsa Andrea Ranocchia e dyfishoi epërsinë shtatë minuta më vonë.
Golin e tretë për Interin e realizoi Ivan Perisic (80’), por që listës së realizatorëve iu shtua edhe Matteo Politano (87’).