Inter konkret për transferimin e Demiral

11:36 | 05 Gusht 2023

Interi po përgatitë ofertë për transferimin e Demiral.

Interi është në kërkim të një tjetër mbrojtësi, pas largimit të Milan Skriniar në drejtim të PSG-së.

Neroazzurët duan ta përforcojnë repartin defensivë dhe qendërmbrojtësi i Atalantës, Merih Demiral është opsioni kryesor i tyre.

Qendërmbrojtësi turk ka përvojë të gjatë në Serie A dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Simone Inzaghi.

Calciomercato ka raportuar se Interi është duke përgatitur një ofertë në drejtim të Atalantës për të nënshkruar me reprezentuesin turk.

25-vjeçari dëshiron të bëj një hap para në karrierë, dersa edhe agjenti i tij javë më parë kishte raportuar se Interi është një opsion konkret.

Zikaltërtit janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për transferimin e Demiral në Giuseppe Meazza.

Komento: