Inter – Lukaku, ky është lajmi i fundit nga Anglia

22:03 | 10 Korrik 2019

Romelu Lukaku i ka ditët e numëruara në Manchester United.

Drejtuesit e Interit raportohet se kanë nisur bisedimet me Manchester Unitedin për ta transferuar Romelu Lukakun.

“Sky Sports” mëson se Manchester Unitedi kërkon 83.4 milionë euro për ta liruar reprezentuesin e Belgjikës, përcjell ORAinfo.

Duket se Inter do të gjej një marrëveshje për transferimin e Lukakuy.

Për sulmuesin belg, interesim ka shprehur edhe kampioni i Italisë, Juventusi.

Lukaku me fanellën e klubit anglez, edicionin e kaluar shënoi 12 gola në 32 paraqitje, derisa ka kontratë deri në qershor të vitit 2022./ORAinfo/

Komento: