Pas disa problemeve që kishte, Mauro Icardi duket se do t’u kthehet sërish stërvitjeve tek Interi.
Raportohet se sulmuesi argjentinas Icardi mund të rikthehet për ndeshjen e radhës të Interit kundër Lazios në Serie A.
Tuttomercatoëeb shkruan se Icardi do të rikthehet në stërvitje por nuk ka dhënë ndonjë datë për rikthimin e tij.
Megjithatë, ky uebsajt shkruan se argjentinasi do të jetë në skuadrën e zikaltërve për ndeshjen ndaj Lazios në Serie A më 31 mars.
Icardi nuk ka luajtur për Interin që prej se iu mor shiriti i kapitenit para më shumë se një muaji, dhe tani nuk është grumbulluar as nga Kombëtarja e Argjentinës për ndeshjet e marsit.