Një yll dhe 40 milionë euro: Inter po e transferon yllin e Napolit.
Lajm i bujshëm nga Italia, Inter transferon yllin e Napolit.
Inter mbrëmë arriti të barazojë me Barcelonën në Camp Nou dhe Neroaxurët janë shumë pranë kualifikimit në 1/16 në Champions League.
Skuadra e Inzaghit bëri paraqitje të mirë ndaj Barcelonës dhe tani duhet vetëm ta mposhtin Victoria Plzen për tu kualifikuar tutje.
Përveç paraqitjeve të mira në fushë në ditët e fundit, Marotta po punon për përforcimet e rradhës në merkato.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e mesfushorit të Napolit, Frank Anguissa.
Napoli e bleu Anguissan gjatë kësaj vere për 15 milionë euro nga Fulhami, ndërsa kamerunasi është përshtatur mjaftë mirë me skuadrën.
Anguissa ka luajtur 13 ndeshje me Napolin këtë sezon, ka realizuar 3 gol dhe 5 asistime.
Për ta bindur Napolin, Neroaxurët janë të gatshëm t’ia ofrojnë kartonin e Roberto Gagliardinit dhe 40 milionë euro. Mbetet ta shohim nëse De Laurentiis do të heq dorë nga Anguissa.