Inter me probleme të mëdha në fazën e sulmit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Inter me probleme të mëdha në fazën e sulmit

22:43 | 11 Korrik 2019

Faza e sulmit duket se është ende një problem i pazgjidhur për Inter.

Gjatë merkatos së verës, synimi kryesor i Inter ka qenë dhe mbetet riparimi i fazës ofensive të skuadrës.Romelu Lukaku është emri më i dëshiruar në kampin ‘Zi kaltër’, për të cilin ata janë të gatshëm të paguajnë rreth 65 milionë euro, 20 më pak sesa kërkon Man Utd.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se përfaqësuesit e Inter dhe ata të Man Utd janë takuar gjatë kësaj jave, për të mësuar kërkesat e ‘Djajve të kuq’, të cilët insistojnë se nuk e kanë me nxitim shitjen e belgut, pasi skuadra nuk ka nevojë për shitje.

Manchester United kështu ka hapur negociatat duke kërkuar hiq më pak se 85 milionë euro.Inter në anën tjetër ka synuar edhe një marrëveshje me yllin e Romës, Edin Dzeko, me të cilin gjithashtu nuk ka gjetur akoma rrugën e marrëveshjes.

Sfidë e madhe për skuadrën e Antonio Conte do të jetë edhe gjetja e një skuadre që do të blejë kartonin e Icardi, i cili është person ‘non grata’ në ‘San Siro’.Mbetet të shihet se si Inter do t’i rregullojë këto probleme me fazën e sulmit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!