
Skuadra e Inter është afër të gjejë zëvendësuesin e Samir Handanovic.
Inter ka shfaqur interesim për portierin e Ajax Amsterdam, Andre Onana, dhe duket se një marrëveshje për të është afër.
Lidhur me portierin ka folur edhe drejtori sportiv i Inter, Ausilio, i cili ka konfirmuar raportimet e mediave.

“Andre Onana mbetet pa kontratë në qershor dhe ne po mbajmë sytë në këto mundësi potenciale”, ka thënë Ausilio.
Kontrata e portierit me skuadrën e Ajax skadon në verën e ardhshme.
Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja mes Onana dhe Inter pritet të nënshkruhet së shpejti, me portierin që do të kalonte tek Inter si lojtar i lirë, në qershor të vitit 2022.