Inter me transferim të madh, po ia merr yllin e madh Romës

20:29 | 24 Maj 2019

Inter, thuhet se është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 30 milion euro për mesfushorin e Romës, Lorenzo Pellegrini, por tani duhet të bindë lojtarin, i cili gjithashtu është i interesuar nga Manchester United.

Sipas FcInterNews.it, Nerazzurët kanë qenë admirues të Italianit për një kohë të gjatë dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë pesëvjeçare me vlerë prej € 2.7 milion në vit në paga për të lëvizur këtë verë, përcjell ORAinfo.

22-vjeçari ka lindur në Romë, ka ardhur përmes ekipeve të tyre të të rinjve dhe do të preferonte të qëndronte në kryeqytet, megjithatë, Giallorossi do të duhej të përputhej me ofertën e bërë nga klubi milanez.

Pellegrini ka shënuar vetëm tre herë në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon./ORAinfo/

Komento: