Inter ka marrë një lajm të mirë.
Keita Balde është rikthyer të stërvitet me grupin dhe ka filluar të ketë kontaktin me topin.
Senegalezi pati një dëmtim në kofshë që e mbajti atë reth 2 muaj larg fushave.
23-vjeçar pritet që të fillojë të stërvitet rregullisht në ditët në vijim dhe do jetë gati për të zbritur në fushë për ndeshjen kundër Spal, e programuar më 10 mars, si dhe për ndeshjen e kthimit ndaj Eintracht Frankfurt në Europa League.
Bashkë me afrikanin është stërvitur edhe Mauro Icardi, i cili ankohet për një dhimbje në gju, por rikthimi në fushë i kapitenit nuk është ende i qartë sepse çështja e tij është përtej një dëmtimi.