Lukaku do të luajë ndaj Juventusit në Coppa Italia me vendim të presidentit të FIGC.
Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Romelu Lukaku normalisht do të jetë i disponueshëm për Simone Inzaghi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina që fal belgun pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën e ardhshme më 26 prill, ndërsa e para përfundoi 1-1, shkruan Lajmi.
Lukaku gjatë këtij sezoni në Serie A, ka zhvilluar 18 ndeshje (shumica e tyre si zëvendësues), ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asiste.