
Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim potencialisht të rëndë të ligamentit të këmbës, ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Kilin.
Lojtari, në huazim nga Manchester United, u çalua pas një goditjeje në këmbën e majtë gjatë barazimit 0-0 të natës së kaluar me Kolumbinë,përcjell ORAinfo.

Një deklaratë e Federatës Kiliane konfirmon sot testet që treguan një “zhvendosje të tendinave” në kyçin e këmbës së tij.
Do të duhen më shumë teste dhe ai është dërguar përsëri në Milano për trajtim me stafin mjekësor të Interit./ORAinfo/