Oferta prej 100 milionë euro ka arritur: Nicolo Barella largohet nga Interi.
Oferta stratosferike ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.
Nicolo Barella është njeriu i momentit te Interi këtë sezon. Mesfushori italian po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 8 gola dhe 10 asistime në 49 ndeshje të luajtura.
Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por ky sezon mund të jetë i fundit për të në Meazza, pasiqë Inter ka marrë një ofertë tunduese.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Liverpool është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e Barellas.
Reds dështuan të kualifikohen në Champions League dhe në verë pritet një revolucion në skuadër.
Barella është objektivi kryesorë për merkaton e verës dhe Inter vështirë se do ta refuzojë ofertën e Reds.