Inter merr super-lajm

23:29 | 26 Prill 2019

Inter ka përfituar mijëra euro.

Inter-Juventus nuk mund të jetë kurrësesi një ndeshje normale. Jo nga pritshmëria, jo nga rivaliteti, jo nga atmosfera, por edhe shumë gjëra të tjera.

“San Siro” mund të jetë në muajt e fundit të jetës, por megjithatë këtë sezon, ashtu si edhe ato të shkuar, është kthyer në aleat përfitimet për klubin zikaltër, që ndaj bardhezinjve do të regjistrojë plot 75 mijë spektatorë, jo “all in”, pra 80 mijë, por megjithatë duhet theksuar se fitimet duhet të kalojnë 5,3 mln eurot e sezonit të shkuar, po me Juventusin.

Megjithatë, nuk do të jetë rekord, pasi Milan-Inter e vendosi rekordin për këtë sezon në Serie A dhe gjatë historisë së kampionatit italian, me thuajse 6 mln euro. Te Interi, 40 mijë janë të abonuar dhe ndaj do të jetë e vështirë të ketë të tilla përfitime.

Por, gjatë këtij sezoni, sipas asaj që dallon “Milano Finanza”, po arrihet kuota 1 milionë spektatorë në “San Siro” vetëm në kampionat (sot janë 905 mijë, përveç 200 mijë në tre ndeshjet e Champions dhe 23 mijë në Kupën e Italisë, pa Curva Nord në sfidën ndaj Lazios). Një mesatare kjo që këtë vit do të kalojë 60 mijë spektatorët për herë të parë nga sezoni 2002-2003.

Numra që çmojnë Interin dhe “Calcio Finanza” ndalet te rritja ekonomike me 40%. Në sezonin 2017-2018, Interi përfitoi nga “San Siro” (bileta, marketing, hospitality) 32 mln euro, ndërsa sivjet shkohet më shumë se 45 mln euro.

Komento: