Interi do të vazhdojë t’i besojë shërbimeve të mbrojtësit Francesco Acerbi.
Klubi i elitës së futbollit italian ka njoftuar të premten se e ka transferuar Acerbin, që ishte i huazuar nga Lazio.
Interi e ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së tij.
Skuadra italiane nuk ka dhënë informata për çmimin e Acerbit.
35-vjeçari, fitues i Evropianit me Italinë, ka luajtur 353 ndeshje në Serie A.
Me Interin, Acerbi ishte finalist i Ligës së Kampionëve në edicionin e fundit, por u mposht nga Manchester City.