Inter merr vendim për Barrellën

19:48 | 15 Shtator 2021

Interi, ka hapur bisedimet për zgjatjen e kontratës me mesfushorin italian Nicolo Barella zbulon Calcio Mercato.

Marrëveshja aktuale e 24-vjeçarit do të skadojë në 2024, por Nerazzurrët janë të etur për ta lidhur atë me kushte të reja,përcjell ORAinfo.

Interi është i përgatitur të rrisë pagën e Barelës në 4.5 milionë euro në vit, megjithatë, përfaqësuesit e tij ka të ngjarë të mbajnë për një shumë më të lartë./ORAinfo/

Komento: