Inter merr vendim për të ardhmën e Lukakut!

15:00 | 19 September 2022

Interi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Romelu Lukaku.

Klubi italian e riktheu këtë verë sulmuesin belg, të cilin ia kishte shitur një vit më parë Chelseat.

“Nerazzurri” e morën ish-futbollistin e Evertonit dhe të Manchester Unitedit në formë huazimi nga “Blues”, ku nuk e tregoi veten sa duhet në eksperiencën e tij të tretë.

Sipas mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, nënkampioni italian i ka nisur bisedimet me Chelsean që t’ia zgjasë huazimin përfaqësuesit belg.

Interi është i gatshëm t’i paguajë 8 milionë euro në mënyre që ta mbajë gjigantin e sulmit në ekip edhe për sezonin 2023/24.

Mbetet të shihet nëse klubi nga “Stamford Bridge” do ta pranojë këtë ofertë apo do ta kërkojë një klub që do ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit të rrezikshëm.

Lukaku e kishte një eksperiencë të shkëlqyeshme dyvjeçare me Zikaltrit, me të cilët ishte shpallur edhe kampion i Italisë.

Për momentin ai është i lënduar dhe kjo është vërejtur edhe në rezultatet e zbehta të “Nerazzurri”.

Komento: