
Mbrëmja e djeshme shkroi histori për Inter Miamin.
Ekipi së bashku me yllin e futbollit, Lionel Messi, për herë të parë kanë fituar titullin e kampionit në MLS.
Miami në finale të plejofit të MLS-it e mposhti skuadrën Vancouver Whitecaps me rezultatin, 3:1.
Edier Ocampo shënoi autogol në minutën e tetë për epërsinë e Miamit.
Vancouveri shifrat i barazoi në minutën e 60-të me golin që e shënoi Ali Ahmed.
Golin e epërsisë 2:1 për Miamin e realizoi Rodrigo de Paul me asistim te Messit në minutën e 71-të.
Ndërsa golin e tretë e realizoi Tadeo Allende në minutën e 96-të. Asistimin e bëri sërish ylli i futbollit, Messi.
Inter Miami të dielën e kaluar e mposhti 5:1 New York Cityn për titullin e Konferencës Lindore dhe avancoi në finale të “MLS Cup”, të cilën sonte e fitoi.