Inter, Milan dhe Juventus po ndjekin nënshkrimin e sulmuesit të Barcelonës, Memphis Depay, zbulon SPORT.
Të tre klubet italiane kanë kontaktuar përfaqësuesit e holandezit për të diskutuar disponueshmërinë e tij përpara afatit kalimtar të verës, përcjell ORAinfo.
Depay iu bashkua Barçës në një transferim të lirë verën e kaluar, por atij nuk i garantohen më minuta të rregullta pas ardhjeve në janar të Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang./ORAinfo/