Inter – Milan, këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave

11:04 | 16 May 2023

Sonte na pret një super spektakël në Ligën e Kampionëve.

Interi dhe Milani përballen në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të këtij kompeticioni.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2 me 0 në të mirë të ‘Neruazzurëve’, të cilët kanë avantazh të madh dhe janë favoritë për të kaluar në finalen e madhe.

Megjithatë, Milani ka dëshmuar në të kaluarën që është një skuadër e madhe në këtë kompeticion dhe kërkon përmbysjen e madhe, duke shpresuar që edhe njëri nga futbollistët më të rëndësishëm, Leao të jetë gati pas lëndimit që e pësoi para dy javësh ndaj Lazios.

Dhe, sipas mediave italiane, Rafa Leao do të jetë i gatshëm për të luajtur sonte që nga minuta e parë, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave.

Komento: