Interi kalon në gjysmëfinale të Europa Ligue.
Dy gola të hershëm në 20 minutat e parë të ndeshjes kanë dal vendimtar për Interin në rrugën e tyre për trofeun e Europa Ligës. Golat e Barellas dhe Lukakus ishin vendimtar për Interin në këtë ndeshje çerekfinale
Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Europa Ligës duke e eliminuar Bayer Leverkusenin me rezultat 2-1.
Golat në fillim të ndeshjes nga Barella dhe Lukaku ishin krucial në sigurimin e gjysmëfinales së interit.
Një kombinim i mirë i dy ish lojtarëve të Manchester United dhe Ashley Young bëri që Bayer Leverkusen të vije në vështirësi në minutën e 15-të.
Goditja e Lukaku shkon në këmbë të Barellas i cili shënon një gol të bukur me të djathtën e tij.
Inter do të vinte te goli i dytë pas pak minutave, saktësisht pesë minuta.
Përsëri në skenë ishte Romelu Lukaku i cili edhe pse i shtrirë arriti që të shënoi golin e dytë për Interin.
Bayer Leverkusen do të reagonte katër minuta me vonë ku Kai Havertz do ta bënte këtë ndeshje interesant ku do të shënonte gol në minutën e 24-të.
Kujtojmë se gjatë pjesës së parë VAR anuloi më të drejtë një penallti të akorduar për Interin.
Në pjesën e dytë, Bayer Leverkusen bën disa ndryshime dhe minutat e parë i takuan skuadrës gjermane.
Ata patën disa raste por edhe Inter kishte disa mundësi të arta për shënim.
Një prej tyre ishte i Alexis Sanchez ku nuk arriti të shënoi edhe pse ishte ballëpërballë me portierin e Leverkusen, Hradecky.
Leverkusen ishte afër të barazonte në minutën e 80-të me anë të Havertz por mbrojti Handanovic.
Minutat e fundit i takuan Interit dhe disa herë ishin afër për të shënuar gol.
Në minutën e 90-të për Interin u akordua penallti por ajo përsëri u kontrollua nga VAR dhe përsëri u anulua pasi që Nicolo Barella kishte prekur me dorë topin para ndërhyrjes në Eriksen në zonë.
Interi në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Shakhtar Donetsk – Basel që do të luhet nesër kurse ndeshja gjysmëfinale do të luhet të hënën e ardhshme.