Interi e ka fituar betejën e parë në Europa League ndaj Rapid Vienës, duke triumfuar 0-1
‘Zi kaltrit’ shënuan fitore minimale në udhëtimin e tyre në Vjenë, kundër skuadrës së Rapid Wien, shkruan lajmi.net.
Ishte minuta e 39’ kur një penallti u akordua në favor të skuadrës italiane, dhe kjo u shfrytëzua maksimalisht.
Argjentinasi Lautaro Martinez ishte ai që nga pika e bardhë u tregua i saktë dhe tundi rrjetën për fitoren e ‘Nerazzurëve’.
Inter do ta luaj edhe një ndeshje me skuadrën austriake, përpara tifozëve të vet, në ‘San Siro’.