
Inter ka pësuar humbje ndaj Dortmundit me rezultat 3:2.
Borussia Dortmundi dhe Interi kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve, në një ndeshje që u shënuan pesë gola dhe në fund fitues dolën gjermanët (3-2).
Lautaro Martinez dhe Matias Vecino shënuan në pjesën e parë, për epërsinë 0-2 të Interit.
Në pjesën e dytë, Dortmund përmbysi rezultatin, për fitoren 3:2.
Archaf Hakimi me dy gola dhe Julian Brandt me një gol, sollën fitoren e gjermanëve.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme.
