Inter pyet për Moratan.
Inter do të kërkojnë transferimin e një sulmuesi.
Merkatoja e verës pritet ta gjejë Interin në mesin e skuadrave më aktive, si në shitje, ashtu edhe në blerje.
Me zërat që rriten për largimin e mundshëm të Lautaro Martinez drejt Barcelonës, shtohen edhe gjasat që Inter të lëviz për një tjetër sulmues.
Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, Inter po interesohen për kartonin e Alvaro Morata, madje ata edhe kanë pyetur drejtuesit e Atleti për çmimin e kartoni të spanjollit, transmeton lajmi net.
Morata luan aktualisht me skuadrën e Atletico Madrid, por ai më parë ka luajtur nën urdhrat e Antonio Conte, ky i fundit që tashmë drejton Interin.
Morata ka pasur karrierë të mirë edhe me kombëtaren e Spanjës, duke shënuar 17 gola në 33 paraqitje.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Inter për skuadrën e Atletico Madrid, sa i përket kartonit të Alvaro Morata.