Inter dhe Napoli duket se janë duke planifikuar një shkëmbim të lojtarëve.
Dy skuadrat italiane, Inter dhe Napoli, janë duke synuar që të pëforcojnë repartet e mesfushës.
Allan, ylli i Napoli, është një nga lojtarët që po tërheq vëmendjen më të madhe para merkatos së verës.
‘Calciomercato’ shkruan se braziliani po tërheq vëmendje nga skuadra të shumta, përfshirë edhe skuadrën e Inter së fundmi, transmeton lajmi.
Inter thuhet se janë gati që të ofrojnë shërbimet e Matias Vecino, në këmbim të kartonit të Allan.
Besohet se ‘Zikaltrit’ janë gati të ofrojnë edhe një shumë të caktuar parash, për të kënaqur skuadrën napolitane.
Në garë për Allan janë edhe Napoli dhe Everton. Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja finale për të.