Mbrojtësi i Manchester Cityt, Jonathan Ake, pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A të Italisë.
“Calciomercato” ka njoftuar të hënën se interesim për Aken ka treguar skuadra e Interit.
Ekipi italian po kërkon transferimin e holandezit në janar, pasi po e sheh si zëvendësim ideal për Milan Skriniarin që pritet të transferohet te PSG-ja.
Interi po e kërkon huazimin e holandezit për gjashtë muaj, me detyrim të blerjes së tij për 30 milionë euro.
Ake ka kontratë deri në vitin 2025 me Cityn, ekip për të cilin këtë edicion ka regjistruar tetë paraqitje.
Ai karrierë në Angli ka bërë edhe te Bournemouthi, Chelsea, Watfordi e Readingu.