Inter në zi, tifozi humb jetën pasi u godit nga tifozët e Napolit

11:47 | 27 December 2018

Ka humbur jetën tifozei i Interit, i cili u godit nga një furgon përpara ndeshjes mes Interit dhe Napolit.

Sport Mediaset raporton se tifozi ishte 35 vjeç dhe se incidenti ndodhi rreth orës 18:30 në mbrëmje, një orë para fillimit të lojës. përcjell ORAinfo.

Faqja e internetit shpjegon se ai ishte goditur nga një furgon që i përkiste tifozëve të Napolit dhe kishte nevojë për kirurgji emergjente.

Përveç kësaj edhe katër tifozë të Napolit u goditen me thikë gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Një 43-vjeçar është dërguar në spital për shkak të dëmeve që ka marrë në bark pas therjeve me thikë.

Tre të tjerët kanë marrë mjekime aty për aty pasi kishin dëme më të vogla. /ORAinfo/

Komento: