Achraf Hakimi mund ta vazhdoj karrierën në Serie A.
Interi është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit maroken të Real Madridit, Achraf Hakimi, shkruan “Gazzetta dello Sport”.
Hakimi aktualisht është i huazuar te Borussia Dortmundi, ku ka impresionuar.
Mbrojtësi i djathtë kërkohet edhe nga Juventusi.
Real Madridi kërkon së paku 50 milionë euro për Hakimin.
Hakimi këtë stinor i ka shënuar tre gola dhe i ka asistuar dhjetë tjerë në 26 ndeshje në Bundesligë.