Inter njejtë si Milani

23:24 | 11 Dhjetor 2018

Interi ka dëshpëruar sonte në San Siro ku është vet-eliminuar nga Liga e kampionëve pasi që ka barazuar me PSV duke u eliminuar kështu nga gara më prestigjioze europiane

Ishte menduar që Inter do ta këtë të lehtë kundër PSV Eindhoven por kështu nuk ka ndodhur në ndeshjen e sotme.

Ishin holandezët ata që e ndalën Interin duke bërë të mundur që Tottenham të kaloi në mesin e 18 skuadrave më të mira në Europë.

Interi e dominoi pjesën e parë të takimit por mysafirët ishin shumë më konkret.

Në rastin e parë të tyre, PSV arriti që të shënoi gol në minutën e 13 me anë të Lozanos.

Pas këtij goli Interi e dominoi ndeshjen, pati 63 për qind posedimin e topit dhe pati vetëm gjatë pjesës së parë nëntë tentime ku vetëm një ishte afër për të shënuar gol.

Në pjesën e dytë Tottenham vazhdoi të sulmoi dhe arriti që të barazoi në minutën e 73-të me Mauro Icardin.

Pavarësisht se sulmuan në minutat e mbetura, Interit nuk i mjaftoi dhe ata nga shkurti do të garojnë në Europë Ligë, aty ku është rivali i tyre i përbetuar Milan.

Komento: