Inter nxjerr në shitje yllin e ekipit për 80 milionë euro

22:27 | 04 Shkurt 2024

Të zhytur në borxhe, Inter nxjerr në shitje yllin e ekipit për 80 milionë euro.

Inter sakrifikon yllin e ekipit.

Inter ka probleme me financat dhe një nga mënyrat për ta përmirësuar situatën është shitja eyjeve të ekipit.

Një nga lojtarët më të pëlqyer në merkato është Nicolo Barella.

Mesfushori pëlqehet kryesisht në Premier League dhe prej shumë vitesh është në shënjestrën e klubeve kryesore të Europës.

Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha.

Kështu do të jetë edhe për Barella-n.

Ish-lojtari i Cagliari-t vlerësohet të paktën 80 milionë euro nga klubi zikaltër. Kush do të dojë të blejë futbollistin e Inter-it është i paralajmëruar.

Komento: