Inter pas eliminimit, përgatitet për të bërë “namin” në janar

23:58 | 11 Dhjetor 2018

Gjigantët e Serie A, Inter do të mbajnë një sy në nënshkrimin e objektivin e Bayern Munich dhe e Chelseat , yllin Florian Thauvin.

Francezi ka qenë në formë sensacionale për klubin e tij Marseille që nga viti i kaluar, pas dështimit të tij për të provuar veten në Newcastle.

Ky sezon, krahisti është shfaqur në 15 paraqitje, duke shënuar 11 herë dhe duke asistuar dy herë përcjell ORAinfo.

France Football thotë se Interi është bashkuar me garën për të nënshkruar Thauvin, i cili është gjithashtu në radar të klubeve të mëdha si Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Marseille e vlerëson 25-vjeçarin me 45 milionë euro dhe nuk do të lejojë lojtarët të jenë të lirë pasi që ata janë të vetëdijshëm për interesin e një sërë klubesh të mëdha anembanë Evropës./ORAinfo/

Komento: