Ekipi i Interit tani pritet ta humbasë yllin e skuadrës, Mauro Icardin, i cili flitet se do të marrë rrugën drejt Real Madridit.
Por, për këtë çështje “Nerazzurët” nuk kanë qëndruar duarkryq dhe kanë filluar të kërkojnë për zëvendësuesin e tij.
“Tuttosport” shkruan se skuadra nuk kanë pasur mundësinë të hapin negociatat për kontratën e re të lojtarit argjentinas, transmeton lajmi.net.
Thuhet se nëse largohet Icardi, atëherë Giuseppe Marotta e dëshiron Lautaro Martinezin si bartës të sulmit dhe dëshiron transferimin e Paulo Dybala si sulmues të dytë.