Inter po e transferon yllin e Fiorentinës për 20 milionë euro

19:53 | 25 Maj 2023

I mposhtën në finale, por nuk mbaron me kaq: Inter transferon yllin e Fiorentinës për 20 milionë euro.

Zhang hap thesin, Inter transferon yllin e Fiorentinës për 20 milionë euro.

Inter mbrëmë u shpall kampion i Kupës së Italisë duke triumfuar ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.

Përveç rezultateve në fushë, zikaltrit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit kanë gati goditjen e parë për vijën e mbrojtjes.

Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Nikola Milenkovic nga Fiorentina.

Neroaxurët e kanë piketuar Milenkovic si zëvendësuesin ideal të Milan Skriniar dhe janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e tij.

Komento: