Interi bëhet gati për transferimin e Vidalit dhe Tonalit.
Trajneri i Interit, Antonio Conte, raportohet se ka vendosur përfundimisht për planet gjatë afatit kalimtar të verës dhe dëshiron të bëjë vend në skuadrën e tij për transferimin e Arturo Vidalit dhe Sandro Tonalit.
Ish-trajneri i Juventusi ka qenë i interesuar për Vidalin gjatë muajve të fundit dhe tani La Gazzetta dello Sport shkruan se dyshja do të dëshironte të ribashkohej sërish, këtë herë në San Siro, transmeton Gazeta Express.
Gazeta gjithashtu sugjeron se lojtari i ri e i talentuar i Brescias, Tonali, mbetet në krye të listës që Conte dëshiron t’i transferojë në skuadër. Megjithatë, Interi do të duhet të shesë lojtarë për t’u bërë këtyre të dyve vend.
Borja Valero dhe ose Matias Vecino ose Roberto Gagliardini ka gjasa të jenë lojtarët që do të sakrifikohen dhe Radja Nainggolan, i cili do të kthehet nga huazimi në Cagliari në fund të sezonit, gjithashtu mund të duhet ta kërkojë një klub të ri.
Megjithatë, Nainggolani mund t’i nevojitet Contes nëse drejtori Beppe Moratta nuk arrin ta transferojë Vidalin nga Barcelona. Megjithatë, zikaltrit do ta kenë opsion të parë kthimin e kilianit në Itali.