
Inter raportohet se ka nisur misionin pwr transferimin e yllit tw Ajaxit, Donny van de Beek, i cili ishte afër një transferimi te Real Madrid këtë verën e kaluar.
Nerazzurri ka qenë i lidhur me mesfushorë të shumtë gjatë javëve të fundit dhe duket qartë se Antonio Conte është i prirur të rrisë cilësinë dhe thellësinë e asaj pjese, përcjell ORAinfo.

Tuttosport pretendon se Interi po vëzhgon me vëmendje Van de Beek dhe kjo ka ndodhur për dy sezonet e fundit.
Ata mund të bëjnë një lëvizje për holandezin në janar duke marrë parasysh që Lazio nuk do të shesë Sergey Milinkovic-Savic në janar. /ORAinfo/